Showbiz

Pas 25 vitesh, “All I Want For Christmas Is You”, renditet e para në “Billboard Hot 100”

Pasi ishte pjesë e një albumi “EP”dhe jo një ‘single’, kënga më e famshme e Krishtlindjes, “All I Want For Christmas Is You” nuk mund të konkurronte në klasifikimin e “Billboard”.

Megjithëse më vonë u lejua, ky hit që përfaqëson më së miri këtë periudhë festash, u bë pjesë e klasifikimit por kurrë nuk arriti të renditej e para.

Pas 25 vitesh kjo gjë ndryshoi pasi “All I Want For Christmas Is You” e këngëtares Mariah Carey rrëmbeu kreun e “Billboard Hot 100” e sigurisht nuk mund të mos ishte ndryshe pasi ky është himni i Krishtlindjes.

Vetë “Billboard” e bëri të ditur këtë lajm duke përgëzuar këngëtaren e famshme e cila është shumë e lumtur për këtë sukses edhe pse 25 vite me vonesë.