Showbiz

Pas 9 vitesh, çifti i aktorëve i japin fund martesës së tyre

Lajmi se ata do të divorcohen ishte shokues për publikun e gjerë pasi Channing Tatum dhe Jenna Dewan ishin një ndër çiftet më të dashuruar në industrinë e madhe të Hollywood ku duket se baza për një familje të mirë është shumë e vështirë për t’u krijuar.

Ata kanë publikuar një deklaratë në profilin e tyre të Instagram-it ku njoftojnë se do t’i japin fund martesës së tyre por do të mbeten miq shumë të mirë. Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet se Channing dhe Jenna vazhdojnë ta duan shumë njëri-tjetrin dhe do të jenë një mbështetje e madhe për të ardhmen e gjithsecilit e sidomos për vajzën e tyre Everly.

Vogëlushja më 31 maj do të festojë ditëlindjen e saj të 5-të e ndoshta procesi zyrtar i divorcit do të nisë pas kësaj date. Mes tyre nuk ka patur asnjë tradhëti bashkëshortore apo probleme të ngjashme. Megjithatë pas 9 vitesh së bashku ata kanë nevojë për një fillim të ri.

Çifti i 37-vjeçarëve janë njohur në vitin 2006 në setin e xhirimeve të filmit “Step Up” dhe lidhën kurorë në vitin 2009. Që nga ajo kohë ata kanë qenë të pandashëm.