Showbiz

Post-aborti nuk qenka aspak e lehtë për të! Çfarë ka këtë herë Chrissy Teigen?

Pak kohë më parë ajo humbi fëmijën e saj të tretë. Bëhet fjalë për Chrissy Teigen. Modelja e famshme dhe bashkëshorti John Legend e përjetuan shumë keq këtë ngjarje dhe vendosën ta ndanin me të gjithë botën. Pas këtij veprimi Chrissy mori një tjetër vendim drastik.

Ajo u shpreh nëpërmjet një fotoje në Instagram se nuk do të mbetej më kurrë shtatzënë. Mirëpo, situata vazhdon të mos bëhet e lehtë dhe Chrissy vazhdon të ketë shqetësime pas abortit.

Në një postim në “Twitter”, ajo tregon se do t’i nënshtrohet një operacioni, pasi po ndjen dhimbje të madhe për shkak të çrregullimit të periodave nga aborti.

Këtë javë kam pasur kohën për të sjellë në jetë djalin dhe nuk ndihem mirë. Tani ndiej një goditje të madhe në bark. Nesër do ti nënshtrohem një operacioni për shkak të çrregullimit të periodave pas abortit.