Gossip Showbiz

Pas divorcit me yllin e serialit “Friends”, habit aktori: “Më vinte të qaja kur…”

Së fundmi aktori i njohur David Arquette, ka folur rreth divorcit me yllin e serialit “Friends”, Courteney Cox. Në një intervistë, David tregoi se ai përjetoi një krizë gjatë intimitetit me një grua tjetër pas divorcit me aktoren.

Pasi kam fjetur me një vajzë tjetër për herë të parë kam qarë. Ishte fundi i të gjithë intimitetit që ndava me gruan time. Ishte diçka e re. Mu duk sikur lashë gjithçka mënjanë dhe kjo me dhimbte fort. 

Rikujtojmë se Cox dhe Arquette njoftuan divorcin e tyre në vitin 2010 pas 11 vitesh martesë. Nga ana tjetër, Ellen DeGeneres ka zbuluar në “The Ellen DeGeneres Show” se ajo po jeton me Cox, pasi shiti shtëpinë në Beverly Hills që jeton me gruan, Portia de Rossi.

“Bota e njeh mysafirin tonë të parë nga një shfaqje e vogël e quajtur “Friends”, por aktualisht unë vetëm e njoh atë si pronaren time”,-pëshpëriti DeGeneres ndërsa prezantoi aktoren, e cila u kundërpërgjigj se e konsideron veten më shumë si “shoqe dhome” sesa një pronare.

Së fundmi gjithashtu ka rezultuar se aktorët Matthew Perry dhe Courteney Cox janë shumë të lidhur, kushurinj të njëmbëdhjetë, për të qenë të saktë. “CNN” raporton se studiuesit në faqen e internetit të gjenealogjisë “MyHeritage” bënë një gërmim të vogël dhe zbuluan se ata kishin të afërm të largët, William Osbern Haskell III dhe Ellen Haskell, të cilët ishin martuar dhe jetonin në Angli afërsisht 500 vjet më parë.