Showbiz

Pas kritikave rreth mbipeshës, Mariah Carey nën thikë për heqjen e kilogramëve

Vitin e kaluar gjatë një sërë koncertesh në qytete të ndryshme të Amerikës, Mariah Carey mori kritika të ashpra nga fansat e saj rreth kilogramëve të tepërt.

Ajo gjthmonë ka pasur vetëbesim dhe fillimisht as që u’a vinte veshin fjalëve të njerëzve, të paktën kështu është shprehur një mik i saji për “Mirror”.

Ditën e kaluar këngëtarja e famshme është fotografuar për herë të parë pas disa javësh dhe pamjet e reja kanë shokuar edhe një herë median e internetin.

Carey dukej në formë të shkëlqyer me disa kilogramë më pak dhe kjo falë një ndërhyrje kirurgjikale për të thithur dhjamin e tepërt e për të tonifikuar trupin.

Vendimi për këtë ndërhyrje nuk erdhi vetëm për shkak të kritikave të shumta por edhe për faktin se Mariah e kishte shumë të vështirë të lëvizte e performonte nga kilet e tepërta.