Showbiz

Pas largimit nga “Nesër Music” ky është raporti midis Butës dhe Ledri Vulës

Ka kaluar pak kohë pasi reperi i talentuar kosovar Buta konfirmoi largimin e tij nga shtëpia diskografike “Nesër Music” ku bën pjesë edhe miku i tij Ledri Vula.

Dyshja kanë dy bashkëpunime të suksesshme muzikore mes tyre por megjithatë Buta ishte i vendosur të vazhdonte karrierën e tij i vetëm pa menaxhimin e Faton Shoshit.

Por pas kësaj ngjarje të gjithë po pyesnin se çfarë marrëdhënie ndajnë ish kolegët Buta dhe Ledri! Duket se gjërat po shkojnë për mrekulli pasi mbrëmjen e kaluar në dasmën e Gjikos dhe Elita Rudit, dy reperat janë fotografuar së bashku ku vërtetohet qartë që themelet e miqësisë së tyre nuk janë lëkundur nga ky ndryshim.