Showbiz

Pas largimit nga “On Records” Mozzik dhe Getinjo po punojnë me një projekt të ri

Ende është i freskët lajmi se dy reperat nga Kosova, Mozzik dhe Getinjo shkëputën marrdhëniet e tyre me shtëpinë diskografike “On Records”.

Të gjitha këngët e tyre që janë në pronësi të kësaj kompanie janë të fshira nga kanali i Youtube dhe kështu do të mbeten derisa çështja të zbardhet nga drejtësia.

Edhe pse ende nuk janë krejtësisht të qarta arsyet e largimit të tyre kujtojmë se dy djemtë vazhdojnë të kenë detyrime ndaj “On Records” kjo në bazë të kontratës që vazhdon të jetë aktive.

Megjithëse kjo situatë mbetet pezull dy vëllezërit po vazhdojnë të prodhojnë muzikë dhe një ndër bashkëpunimet e tyre pritet të publikohet shumë shpejt. Një lajm të tillë e ka bërë publik vetë Getinjo nëpërmjet postimit të një fotoje në Insta Story.

Ky projekt i cili nuk është përfunduar ende do të quhet “MM” dhe do të lançohet së shpejti nga dyshja e artistëve.