Showbiz

Pas “Leaving Neverland” reagon për herë të parë Paris Jackson

E bija e këngëtarit të ndjerë legjendar Michael Jackson ka reaguar për herë të parë pas dokumentarit famëkeq “Leaving Neverland” ku mbreti i pop-it akuzohet se ka abuzuar seskualisht me të mitur.

Paris e cila ende nuk e ka parë dokumentarin ka publikuar një seri postimesh në rrjetin social Twitter ku thekson se e gjitha kjo është një gënjeshtër e madhe. Modelja nuk e kupton përse muzika e babait të saj nuk po transmetohet më në stacione radiofonike.

Ajo i ka kërkuar publikut të qëndrojnë të qetë para se të reagojnë ashpër apo t’i bashkohen këtyre akuzave të rreme. Edhe pse e gjithë kjo situatë ka ndikuar negativisht edhe në karrierën e saj, Paris tha shumë shpejt e vërteta do të dalë në pah.