Showbiz

Pas ndarjes, Zayn shfaq tatuazhin me sytë e Gigi-t

Të martën në mbrëmje ata lajmëruan ndarjen e tyre nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter.

Pas 2 viteve së bashku dhe spekulimeve për një fejesë të mundshme ata vërtetuan të kundërtën kur lajmëruan se nuk janë më bashkë.

Hera e fundit që janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit ka qenë në muajin janar ndërkohë që burime për “Daily Mail” konfirmuan se Zayn dhe Gigi prej javësh kanë qenë të angazhuar me punë pa pasur asnjë kontakt.

Këngëtari i famshëm 22-vjeçar i cili është duke punuar për albumin e tij të ri, u shfaq duke u argëtuar pranë një pishine. Ajo që menjëherë ka rënë në sy dhe është fotografuar nga paparacët, është tatuazhi me sytë e Hadid në kraharorin e tij.

Ende nuk dihet nëse Zayn do t’a heqë këtë tatuazh por në fotot e shkrepura ai dukej në gjendje jo të mirë fizike e mendore ndërkohë që Gigi pas ndarjes është shfaqur e lumtur.