Celebrities Showbiz

Pas padisë së ngritur ndaj tij, reagon më në fund DJ Diplo!

Diplo, emri i vërtetë i të cilit është Thomas Wesley Pentz, po përballet me akuza penale për përdhunim, sipas një raportimi të bërë së fundmi. Zyra e Prokurorit të Qytetit të Los Angeles ka shqyrtuar akuzat për shkeljen e intimitetit dhe dhënien me qëllim të një infeksioni seksualisht të transmetueshëm.

DJ amerikan ka ndërmarrë veprimet e tij kundër viktimës së supozuar, duke siguruar një urdhër ndalimi të përkohshëm dhe duke e paditur atë për ndjekjen, shkeljen dhe shpërndarjen e materialeve private. Pasi lajmi bëri xhiron e mediave, më në fund, Diplo reagoi dhe ndau versionin e tij të historisë. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ai shkroi:

Unë do t’i bie shkurt, sepse e di që interneti ka një hapësirë të shkurtër vëmendjeje dhe ishte qëllimi im që të mos i drejtohesha kurrë një përndjekësje. Unë do t’i referohem asaj si “SA” (dhe ju mund të gjeni çdo gjë kollaj në internet). Ajo ishte një fanse e fiksuar e imja dhe pasi zhduka çdo lloj kontakti me të, duket se qëllimi i saj i vetëm në jetë ka qenë të prishë punën time, biznesin tim, të më ngacmojë mua dhe miqtë e mi të ngushtë dhe të më sulmojë dhe të kërcënojë familjen time. Për të qenë të qartë, “SA” nuk ishte minorene kur unë bisedoja apo kreva marrëdhënie seksuale me të. 

Diplo më pas pretendoi se ka mesazhe, ku ajo e pranon këtë. Ai këmbënguli gjithashtu se takimet e tyre seksuale ishin konsensuale. DJ tha se komunikimi i tij me 25-vjeçaren u bë i papërballueshëm dhe ai e ndërpreu kontaktin me të, megjithëse ajo ishte ende e fiksuar pas tij. Ai shton:

Ajo më dërgonte foto dhe video. Me kalimin e kohës e ndërpreva kontaktin me të kur kuptova që ajo u fiksua pas meje, u bë një mankth prej thuajse tre vitesh, ku ajo më kërcënonte mua, familjen time dhe miqtë e mi. “SA” do t’i sugjeronte mikeshave të saj dhe njerëzve të tjerë që të kishin eksperienca seksuale me mua dhe aty fillova që të dyshoja që ajo po merrej me ndonjë aktivitet kriminal dhe mund të ishte ndonjë prostitutë.

Ai ndau screenshote të mesazheve me “SA”, që tregojnë se ajo i shkruan vazhdimisht pa marrë asnjë përgjigje. Diplo përfundoi postimin e tij duke deklaruar se ai do të vazhdojë të bëjë gjithçka që mundet për t’i dhënë fund kësaj çështjeje, por nuk do t’u dorëzohet gënjeshtrave dhe ngacmimeve.