Celebrities Showbiz

Sërish telashe për DJ Diplo, çfarë ka ndodhur tani?!

Në muajin korrik DJ Diplo u padit nga një grua e cila nuk e zbuloi identitetin e saj. Ajo pretendoi se artisti e ka sulmuar seksualisht në vitin 2019. Sipas dokumenteve të gjykatës, Diplo e ftoi gruan në një festë në një nga koncertet e tij në Las Vegas në 2019, duke shtuar se ajo ishte tashmë e dehur pas shfaqjes.

Në dokumentet ligjore, gruaja shprehej se Diplo e ftoi atë në dhomën e tij personale kur ai madje u imponoi të ftuarve të konsumonin drogë dhe alkool. Gruaja pretendoi në gjykatë se ekipi i sigurisë së DJ i detyroi të gjithë të tjerët të largoheshin. Diplo, pastaj dyshohet se i tha gruas që nuk mund të largohej derisa ajo të kryente marrëdhënie seksuale më të. Diplo më pas filmoi takimin pa pëlqimin e gruas.

Megjithatë, duket se gruaja në fjalë e tërhoqi padinë e ngritur kundrejt tij. Ajo u shpreh se:

Në dritën e provave dhe pas konsultimit me avokatët e mi, unë kam vendosur të tërheq padinë. Asnjë pagesë nuk u ofrua për këtë vendim dhe as nuk u kërkua. Më vjen keq që kam ngritur akuzat.

Megjithatë telashet nuk mbarojnë këtu. Diplo, emri i vërtetë i të cilit është Thomas Wesley Pentz, mund të përballet përsëri me akuza penale për përdhunim, sipas një raportimi të bërë së fundmi. Zyra e Prokurorit të Qytetit të Los Angeles ka shqyrtuar akuzat për shkeljen e intimitetit dhe dhënien me qëllim të një infeksioni seksualisht të transmetueshëm. Zëdhënësi i avokatit, Rob Wilcox tha se:

Ne po e shqyrtojmë dhe nuk kemi asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë.

DJ amerikan ka ndërmarrë veprimet e tij kundër viktimës së supozuar, duke siguruar një urdhër ndalimi të përkohshëm dhe duke e paditur atë për ndjekjen, shkeljen dhe shpërndarjen e materialeve private.