Celebrities Gossip Music

U akuzua për sulm seksual, tërhiqen akuzat kundër DJ Diplo-s!

DJ Diplo së fundmi është përballur me disa telashe të rënda ligjore pasi u akuzua nga një grua, e cila preferoi të mbetej anonime se ai e ka sulmuar atë seksualisht në vitin 2019. Sipas saj ngjarja ndodhi pas një prej shfaqjeve të tij në Wynn në Las Vegas. Megjithatë, duket se së fundmi gruaja në fjalë ka tërhequr padinë e ngritur kundrejt tij. Ajo u shpreh se:

Në dritën e provave dhe pas konsultimit me avokatët e mi, unë kam vendosur të tërheq padinë. Asnjë pagesë nuk u ofrua për këtë vendim dhe as nuk u kërkua. Më vjen keq që kam ngritur akuzat.

Avokati i DJ Diplo-s, Bryan Freedman, u shpreh lidhur me ngjarjen:

Kishte prova absolutisht të pakundërshtueshme që vërtetuan se pretendimet ishin të rreme. Sapo ndamë atë bollëk provash me avokatët e paditëses, ata pranuan se kishin nevojë të tërhiqnin akuzat e tyre menjëherë.

Rikujtojmë se, në dokumentet ligjore, gruaja shprehej se Diplo e ftoi atë në dhomën e tij ku ai madje u imponoi të ftuarve të konsumonin drogë dhe alkool. Gruaja pretendoi në gjykatë se ekipi i sigurisë së DJ i detyroi të gjithë të tjerët të largoheshin. Diplo, pastaj dyshohet se i tha asaj që nuk mund të largohej derisa ajo të kryente marrëdhënie seksuale më të.