Celebrities Showbiz

Pas problemeve shëndetësore, vogëlushja e Chiara Ferragni dhe Fedez kthehet në shtëpi!

Vogëlushja e Chiara Ferragni dhe Fedez, Vittoria, prej disa ditësh kishte hasur disa probleme shëndetësore dhe si pasojë ka qendruar e shtruar në spital. Vittoria u prek nga virusi i frymëmarrjes tek të porsalindurit, apo RSV. Lajmin e bëri të ditur vetë Fedez teksa shkroi se ky virus është shumë i përhapur dhe se prindërit duhet të qendrojnë vigjilentë.

Nëse keni fëmijë të vegjël, ju lutemi kushtojini vëmendje.

Pas frikës për vogëlushen që po shërohet, Fedez paralajmëron prindërit për këtë sëmundje që prek të vegjlit dhe mund të jetë veçanërisht e rrezikshme, siç raportohet së fundmi edhe nga mjekët pediatër, sepse shkakton bronkiolit dhe pneumoni. Megjithatë tashmë duket se Vittoria është mirë dhe e keqja ka kaluar.

Chiara dhe Fedez kanë postuar në Instastory pak minuta më parë disa foto të vogëlushes duke lajmëruar ndjekësit e tyre se tashmë ajo po kthehet në shtëpi. Dyshja duken mjaft të lumtur dhe gjithashtu Vittoria gëzon shëndet të plotë.

Rikujtojmë se, çifti i njohur i showbizit, Chiara Ferragni dhe Fedez duket se tashmë do të vijnë me disa seri televizive në Prime Video. Dyshja e famshme nëpërmjet një postimi në Instagram bënë të ditur se reality-show i jetës së tyre, është më në fund gati. Chiara njoftoi se shfaqja e quajtur “The Ferragnez”, do të jetë gati në dhjetor të këtij viti në Amazon Prime. Ata kanë realizuar edhe trailerin e parë.

Seriali prej 8 episodesh i prodhuar nga “Banijay Italia” për “Amazon Studios”, do të debutojë ekskluzivisht në Prime Video në 240 vende në të gjithë botën në dhjetor 2021. Çifti, i quajtur nga njerëzit në rrjet Ferragnez, ndiqet nga miliona ndjekës në Instagram, me të cilët ata ndajnë momentet më të rëndësishme në historinë e tyre.