Showbiz

Pas romancës së shumëpërfolur, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin mbeten miq

Ata e nisën si dy miq të mirë kur ishin vetëm 18-vjeç por më vonë u përfshinë në një romancë e cila megjithëse përfundoi shpejt u përfol shumë në median rozë.

Që pas dëshirës për tu rikthyer me Selena Gomez, Justin Bieber dhe modelja e famshme nuk patën më asnjë kontakt me njëri-tjetrin dhe për ta kjo ishte një periudhë e çuditshme dhe aspak e këndshme.

Për të folur për herë të parë për marrëdhënien e tyre, Baldwin ka qenë e ftuar në “The Sunday Times” ku ka dhënë një intervistë. Ajo ka treguar se lidhja e tyre e dashurisë ka qenë diçka fëminore e cila për një periudhë të gjatë e shkatërroi miqësinë e tyre.

Modelja theksoi se ajo dhe Justin nuk janë bërë për të qenë të lidhur por si shokë ata e kanë të nevojshme të jenë në jetën e njëri-tjetrit. Lidhja e tyre afatshkurtër ishte si një ekperiment të cilën e provojnë shumë adoleshentë kur nuk i kanë qëllimet e qarta.

Tashmë ata kanë folur për gjithçka dhe kanë vendosur të jenë miq të mirë dhe mbështetje për njëri-tjetrin.