Showbiz

Pas skandalit me pornostaren, Melania nuk pranon të udhëtojë me Donald Trump

Ditë më parë lajmi se Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka pasur një lidhje me një pornostare mori dhenë dhe irritoi Zonjën e Parë.

Donald dhe Melania trump duhet të ishin së bashku në udhëtimin drejt Alpeve zviceriane për mbledhjen vjetore të Davos, por ajo ka vendosur ta braktisë bashkëshortin e saj në këtë udhëtim.

Në një deklaratë për “Daily Mail” zëdhënësja e Zonjës së Parë Stephanie Grisham është shprehur se Melania Trump kishte angazhime të tjera që nuk mund t’i anashkalonte për të ardhur në këtë udhëtim.

Askush nuk beson në këtë deklaratë kaq klishe ndërkohë që kujtojmë aludimet se kreu i shtetit ka pasur një lidhje me pornostaren Stormy Danieles. Kjo marrëdhënië thuhet se daton në vitin 2006 kur Melania ishte shtatzënë me djalin e tyre Barron.