Celebrities Gossip Showbiz

Pas ‘thumbave’ në emisione, çfarë po ndodh sërish mes Mozzik dhe Capital T?

Të gjithë i mbajnë mend ‘thumbat’ e bujshëm mes Mozzik dhe Capital T. Gjithçka nisi pas ky i fundit i ftuar në një emision, këndoi disa rreshta që u morën si ‘diss’ i drejtpërdrejtë për reperin e hitit ‘Madonna’.

Femra ta ka rrit morrin, nuk vrehesh as me tesha t’fosforit, ma reper se ti osht Lori.

Pas këtyre vargjeve, nuk mungoi një përgjigje nga Mozzik, i cili asokohe u shpreh në një intervistë se “nuk është model me muskuj por pëlqehet për muzikën që bën” dhe se është habi që i bëjnë “diss” kolegë që i flasin shumë mirë, pa përmendur emra.

Mirëpo, pas kaq kohësh vumë re një detaj shumë të veçantë në Instagram-in e reperave. Brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, Mozzik poston një Instastory ku duken disa shishe, ndërsa Capital T një fotografi të tijën në feed. Ajo çfarë i bashkon këto dy postime është mbishkrimi:

Ok ok

Të jetë vetëm një rastësi apo mos ndoshta çunat kanë rregulluar marrëdhënien mes tyre dhe mund të presim diçka prej tyre?

Ndërkohë kujtojmë se, projekti muzikor i fundit nga Kapo është “Buzëqeshje”, këngë e cila u përfol shumë për pjesëmarrjen e prezantueses Nevina Shtylla në klip si protagoniste. Nga ana tjetër, Mozzik po lançon albumin “No Rich Parents” në bashkëpunim me Loredanën me të cilën deklaroi pak ditë më parë se janë ndarë.