Showbiz

Pas tradhëtisë, Jordyn Woods i ofrohet një serial televiziv dhe një karrierë si modele

Në vetëm në 1 javë e gjysmë e gjithë jeta e ish mikes së ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods është përmbysur.

Pasi humbi besimin e motrave të klanit Kardashian-Jenner, ajo u largua nga shtëpia e Kylie por producentë të ndryshëm po i ofrojnë gjithçka që ajo ka ëndërruar.

Burime pranë “Daily Mail” kanë zbuluar se Jordyn Woods i është ofruar një serial të vetin televiziv i ngjashëm me “Keeping up with the Kardashians” si edhe shumë agjenci mode e kanë kërkuar për t’u bërë imazh i tyre duke i siguruar një karrierë të gjatë në modeling.

Shumë shpejt ajo do të rrëfejë gjithçka ka ndodhur mes saj dhe Tristan Thompson pasi është e ftuar në emision e Jada Pinkett Smith, “Red Table Talk” në Facebook.