Aktualitet

Pasi deklaroi se sëmundja iu rikthye, qindra qytetarë dalin në rrugë për të mbështetur Adriana Matoshin!

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi së fundmi ndau një lajm të hidhur me fansat e saj. Përmes një statusi të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, Adriana ka treguar se i është rikthyer tumori në tru, pas nëntë vitesh. Kohë më parë Matoshi kishte treguar se nëntë vite më parë, ku ajo ishte shtatzënë ishte përballur me një prej sfidave më të mëdha në jetë dhe të njëjtën gjë i duhet të kalojë sërish tani. Megjithatë Adriana tha se beson se do ta kalojë edhe këtë sfidë.

Jetes pas sfidave besoj qe veç i shtohet vlera, se tek at'her fillojme me e pa te bukuren ndryshe, me vlersu te drejten,…

Posted by Adriana Matoshi on Monday, November 29, 2021

Për t’u solidarizuar me sfidën dhe diagnozën e saj, u organizua një event në Facebook në të cilin u ftuan të gjithë për të ecur në nder të Matoshit. Ecja filloi nga ora 12:00 e pasdites duke u nisur nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë. Në njoftimin në Facebook thuhej se:

Në nder të aktores së mirënjohur dhe shumë të dashur për gjithë publikun shqipëfoles, Adriana Matoshi e cila përsëri u diagnostifikua me tumor në tru, organizohet ecja nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë. Duam që me anë të kësaj ecje, të solidarizohemi me sfidën e Adrianës, për të cilën lutemi të gjithë që ta fitoj si çdo peripeci që e ka kaluar në jetë.

Kësaj kauze duket se i është bashkangjitur një numër i madh i kolegëve të saj, miq e po ashtu edhe qytetarë të shumtë. Në mesin e tyre edhe këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, e cila publikoi edhe një imazh në InstaStory me maskë të zezë në të cilën shkruhej:

Të duam Adriana.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe këngëtarja Ronela Hajati me anë të një Instastory ku, teksa ka postuar një foto të Adrionës, krahas i ka dedikuar disa fjalë shumë emocionuese.