Celebrities Gossip Showbiz

Elita Rudi detyron fansin që e komentoi të mbyllë Instagramin…

Elita Rudi është një moderatore mjaft e njohur nga Kosova. Ajo është e martuar me këngëtarin Gjiko, dhe kanë dy fëmijë, Zërin dhe Botën. Moderatorja shpeshherë publikon foto të fëmijëve të saj në rrjete sociale, e nuk nguron as të postojë foto të guximshme të vetes.

Dy orë më parë, Elita publikoi komentin e një fanseje, që duket se nuk është edhe aq dashamirës.

Kam menduar që je femër pozitive, veç shumë lopë ishe. Dobësohu më mirë.

Bukuroshja ndërkohë, nuk nguroi t’i kthente përgjigjen që meritonte komentueses.

E shkrehta ti për edukatën dhe negativitetin tënd! (Mos bëni të njejtën gjë, sepse do të merrni të njejtën përgjigje.)

Mirëpo, nuk kanë munguar as fansat të cilët e mbështesin Elitën. Ja si është përgjigjur njëra prej tyre.

Bravo! Kjo është reale që tregohet si është duke humbur peshë. Se të gjithë e dimë se me shkop magjik nuk mundesh të humbasësh peshë aq shpejt. Por duhet punë edhe tani vjen suksesi. Bravo për sinqeritetin je më e mira.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, Elita postoi një foto ku tregon se komentuesja e parë, e kishte mbyllur tashmë faqen e Instagramit.

E mbylli. Një faqe Instagrami negative më pak.

Kujtojmë, se më 3 mars të këtij viti, Elita u bë nënë për herë të dytë. Duhet ta pranojmë, se për vetëm tre muaj Elita ka arritur të humbasë nga kilet e fituara gjatë shtatëzënisë, dhe duket vërtet bukur.