Celebrities Gossip Showbiz

Pasi pranoi se është në një lidhje, Morena Taraku nuk i kursen postimet e dashurisë…

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese.

Së fundmi Morena ka publikuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit e saj i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet disa prej tyre. Dihet që bukuroshja e mban shumë të fshehtë jetën e saj private e për këtë gjithë janë kuriozë të zbulojnë më shumë rreth saj. Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse është apo jo në një lidhje dhe ajo ka pranuar se është.

E duket se tani që e ka pranuar, Morena nuk e ka problem të ndajë me ndjekësit postime dashurie teksa vetëm pak minuta më parë ka ndarë në Instastory një shkrim ku thuhet:

Të trajtohesh si bebe nga burri që dashuron është ndjesia më e bukur.

Para pak ditësh Morena ka habitur me një postim në Instastory, teksa ka publikuar një video të një nëne me fëmijën e saj e duket se kjo e ka emocionuar shumë bukuroshen, pasi ka shprehur edhe dëshirën e saj për të pasur një fëmijë, dëshirë të cilën nuk e ka shprehur kurrë më parë.