Celebrities Gossip Showbiz

Patris Berisha publikon për herë të parë video me të voglin e tij, fansat aludojnë mbi një ribashkim të mundshëm me Tunën!

Këngëtarja e njohur Tuna dhe Patris Berisha, rreth dy muaj u bënë prindër të fëmijës së tyre të dytë, një djalë të cilin e quajtën Zen. Në muajin maj, u përfol edhe për një ndarje mes çiftit ndërkohë që Tuna u largua nga Kosova duke shkuar në SHBA, si duket për t’ju larguar vëmendjes së medias dhe thashethemeve për ndarjen.

Së fundmi, Patris ka publikuar në rrjetet sociale një video me të birin, Zen. Patrisi postoi në “Instastory” një video ku shihet se është pranë të voglit, duke ëmbëlsuar gjithë ndjekësit.

Vlen për t’u përmendur fakti që deri më tani Patrisi nuk kishte publikuar asnjë video apo foto me djalin, për këtë arsye në rrjet ka nisur të aludohet se ai mund të ketë rregulluar marrëdhëniet me këngëtaren, pasi duke marrë parasysh faktin se Zen është shumë i vogël takimi mes tyre nuk mund të ketë ndodhur pa praninë e saj.

Rikutojmë se, Tuna mori një veprim goxha të papritur disa javë pas ardhjes së Zen në jetë. Ajo i hapi të voglit të saj një llogari në “Instagram” duke i vendosur mbiemrin e saj, veprim që e kishte bërë edhe me Tianin. Kjo nxiti edhe më shumë spekulimet rreth raportit të saj dhe Patris. Mirëpo, pas videos së sotme, gjërat mes tyre mund të jenë përmirësuar.

Ende nuk dihet shkaku pse ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre teksa asnjëri prej dyshes nuk ka folur asnjëherë rreth kësaj, por ndarja nuk ishte aspak miqësore. Mbetet për t’u parë nëse tashmë janë në rrugën e pajtimit.