Politikë

PD merr vendimin e papritur: Të përsëriten zgjedhjet në 9 qarqe

Partia Demokratike kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe. Bëhet fjalë për Shkodrën, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Vlorën, Fierin, Beratin, Gjirokastrën dhe Korçën.

Konkretisht, demokratët janë drejt përfundimit të përgatitjes së dosjes që do e dërgojnë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda afateve të përcaktuar në kod.

Selia blu akuzon Partinë Socialiste se përmes strukturave kriminale ka zbatuar skemën e blerjes së votave dhe ka intimiduar qytetarët.

Gjithashtu opozita ngre shqetësim për përdorimin e administratës në zgjedhje dhe kërcënimin e saj nga partia në pushtet

Nga zgjedhjet e 25 prillit, PS mori shumicën me 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3.

Në Kuvendin e ri që do të fillojë në shtator, deputetja më e re në moshë është nga radhët e Partisë Demokratike, Andia Ulliri, ndërsa ajo më e vjetër në moshë është nga Partia Socialiste, Luljeta Bozo. Sipas të dhënave, 128 deputetë janë nën moshën 60 vjeç dhe 12 të tjerë nga mosha 61 deri në 79 vjeç.