Politikë

PD dhe Partia e Lirisë bëhen bashkë për zgjedhjet lokale, Meta takon Berishën në selinë blu

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është takuar me kryedemokratin Sali Berisha në selinë blu. Takimi bëhet në kuadër të zgjedhjeve vendore, për të cilat, ditët e fundit dy liderët kanë folur publikisht për të dalë me një kandidat, duke paralajmëruar një marrëveshje mes dy partive.

Sipas të dhënave paraprake, mendohet se temë e diskutimit kanë qenë zgjedhjet e ardhshme lokale dhe mundësia që opozita të prezantohet me kandidatë të përbashkët në këtë garë elektorale si dhe protestat e paralajmëruar më herët kundër qeverisë së Edi Ramës.

Takimi ka zgjatur vetëm 20 minuta, ndërkohë që ende nuk ka një reagim zyrtar nga të dyja palët. Gjatë takimeve të mëparshme me mbështetësitë e PD, Berisha ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit për kandidatët me partitë e tjera të opozitës.

Ndërkohë që mësohet se pas mesdite presidenti Bajram Begaj do të nisë bisedimet me krerët e grupeve parlamentare për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.