Politikë

PD dorëzon nesër në Kuvend 3 amendamentet për Kushtetutën, Bardhi: Kemi pasur bisedime me ndërkombëtarët.

PD do të depozitojë nësër 3 amendamentet kushtetuese që formalizojnë 3 propozimet për Vetingun e politikanëve, zhbërjen e ndryshimeve Kushtetuese të 30 qershorit të vitit të kaluar si dhe reformën territoriale.

Në një prononcim për mediat pas takimit me demokratët e Komisionit të Ligjeve, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se këto amendamente janë në interes të qytetarëve, ndërsa nënvizoi se sipas tij ka ardhur momenti të mos kemi njerëz të korruptuar në parlament.

Siç jeni njohur, grupi i PD dje vendosi që gjatë javës të depozitojë disa amendanmente kushtetuese. Pastrimin e politikës nga të korruptuarit dhe individëët me lidhje me krimin, ndryshimet kushtetuese dhe një reformë të re territoriale. Sot grupi i punës u mblodh për të finalizuar amendamentet dhe vendosëm që nesër të depozitojmë amendamentet kushtetuese që formalizojnë të 3 propozimet. Të 3 çështjet nuk janë në interes të PD por në interes të qytetarëve. Ka ardhur momenti që në qeveri të kemi persona të palidhur me krimin dhe që nuk janë të korruptuar dhe që nuk kanë vënë pasuri të paligjshme për shkak të korrupsionit, të kemi një reformë territoriale që çon shërbimet atje ku janë dhe një reformë zgjedhore të duhur. Sot grupi i punës ka autorizuar depozitimin e këtyre amendamenteve nesër.

Bardhi la të nëkuptohej se PD ka pasur bisedime me ndërkombëtarët për këto propozime. Nga ana tjetër tha se PS duhet ti votojë duke menduar për qytetarët.

Detyra e opozitës është të ofrojë zgjidhje që kanë qytetarët, ne nuk shohim interesin e PD. Mazhoranca megjithë problemet që ka pas zgjedhjeve do duhet ti rikthehet interesit të qytetarëve. Deputetet e PS të mendojnë për qytetarët. Ka patur, ka dhe do ketë një proces informimi me ndërkombëtarët mbi çdo propozim të PD, e rëndësishme është që nesër i depozitojmë të 3 amendamentet, shtoi Bardhi.