Showbiz

Për 29-vjetorin, Luana Vjollca shfaqet në kopertinën e revistës prestigjose amerikane

Ditën e kaluar, moderatorja e Top Channel, Luana Vjollca festoi 29-vjetorin e lindjes.

Gjatë mesnatës ajo postoi 2 foto në Instagram ku shihet në ballkonin e shtëpisë së saj me tufa të mëdha lulesh e duke festuar ditëlindjen në privatësi, pa make-up e me rroba të rehatshme.

Më vonë, bukuroshja zbuloi se këtë 29-vjetor është shfaqur edhe në kopertinën e revistës prestigjose amerikane “Style Cruze”.

Luana ka dhënë një intervistë ekskluzive për këtë revistë ku zbulon detaje nga karriera e saj si këngëtare, moderatore e një show girl.

“Një luaneshë e vërtetë” -shkruhet në kopertinën e “Style Cruze” ku Luana duket më seksi se kurrë.