Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Për ju gratë shtatzëna e kemi, konsumoni hurma nëse vuani nga…

Hurmat janë një nga frutat më të shijshme të këtij sezoni, që padyshim dhe vlerat ushqyese i kanë të larta. Personat anemik duhet të konsumojnë hurmat sa më shumë të jetë e mundur sepse janë një burim i shkëlqyer i hekurit, por sidomos rekomandohet për fëmijët gjatë pubertetit dhe tek gratë shtatzëna.

Në rast se gjatë shtatzënisë konsumohet hurma të paktën një muaj para lindjes, do të keni më pak dhimbje gjatë procesit të lindjes si dhe më pak gjakderdhje. Diçka e tillë tashmë e vërtetuar edhe shkencërisht nga hulumtimet në Universitetin e Shkencave në Jordani.

Përveç kësaj hurma është një ndihmës i mirë dhe ushqim mjaft pozitiv për shëndetin e nënave edhe pas lindjes. Hurmat ndihmojnë nënat në prodhimin e mjaftueshëm të qumështit të gjirit për fëmijën, e po ashtu edhe parandalon depresionin.

Shumë gra gjatë shtatzënisë fillojnë të hanë ushqime të shëndetshme. Megjithatë, dietologia Charlotte Stirling-Reed thotë se nënat e ardhshme mund të hanë edhe më shumë ushqime që për disa arsye konsiderohen të pashëndetshmë gjatë shtatzënisë.

Ka shumë mite që lidhen me të ushqyerit gjatë shtatzënisë. Kafeja është një pije që shumë shtatzëna e shmangin, ndërsa dietologia thekson se nuk duhet të konsumoni më shumë se 200 miligramë kafeinë në ditë që do të thotë se mund të pini deri në dy filxhanë në ditë.