Health & Beauty

Keni dyshime se gjakderdhja e madhe gjatë ciklit menstrual ju bën anemike? Zbuloni si qëndron e vërteta!

Anemia prek qelizat e kuqe të gjakut dhe hemoglobinën tuaj. Anemia ka disa shkaqe të mundshme, njëra prej të cilave janë edhe periodat me shumë gjakderdhje. Simptomat mund të ndryshojnë në varësi të llojit të anemisë që keni dhe sa e rëndë është. Nëse keni anemi, nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut dhe hemoglobinë për të çuar oksigjenin që ju nevojitet në të gjitha indet dhe organet në trupin tuaj. Hemoglobina është një proteinë që prodhohet nga palca e kockave dhe ruhet në qelizat e kuqe të gjakut.

Detyra e saj është të transportojë oksigjenin nga mushkëritë tuaja në çdo pjesë të trupit tuaj përmes enëve të gjakut. Anemia zakonisht ka tre shkaqe kryesore që janë humbja e gjakut, prodhimi i pamjaftueshëm i qelizave të kuqe të gjakut dhe një shkallë e lartë e shkatërrimit të qelizave të kuqe të gjakut. Lloji më i zakonshëm i anemisë është anemia nga mungesa e hekurit, e cila mund të zhvillohet nëse nuk keni hekur mjaftueshëm në trupin tuaj. Hekuri ju duhet për të bërë hemoglobinë. Anemia nga mungesa e hekurit është më e zakonshme tek gratë sesa tek burrat.

Faktorët e rrezikut për anemi nga mungesa e hekurit tek gratë përfshijnë menstruacione të rënda, shtatzëni, një dietë shumë e varfër në hekur, vitaminë B12 dhe folate, kushte shëndetësore të tilla si gjendje kronike dhe sëmundje gjenetike. Periodat e rënda, të njohura edhe si “menorrhagjia”, prekin 1 në 5 gra çdo vit. Kur humbni shumë gjak gjatë ciklit menstrual, mund të përfundoni duke humbur më shumë qeliza të kuqe të gjakut sesa mund të prodhojë trupi juaj. Kjo mund të zvogëlojë sasinë e hekurit në trup. Si rezultat, trupi do ta ketë më të vështirë për të bërë hemoglobinën.

Si fillim duhet t’i ndryshoni tamponët shumë shpesh dhe shpejt. Ndonjëherë ju duhet mbrojtje e dyfishtë, ndërroni tamponët gjatë natës, cikli ju zgjat 7 ditë ose më shumë, keni copëza gjaku të mpiksur dhe gjatë ciklit, ndiheni shumë të dobëta dhe të lodhura. Sidoqoftë, anemia nga gjakderdhja e madhe menstruale varet nga shumë faktorë. Marrja e mjaftueshme e hekurit dhe ushqyesve të tjerë në dietë mund të ndihmojë në parandalimin e anemisë nga mungesa e hekurit.

Nëse keni nivele të ulëta hekuri dhe hemoglobine në gjak, mund të vëreni simptoma si lodhje, lëkurë e zbehtë, marramendje dhe dhimbje koke. Shkaqe të tjera përfshijne miomat e mitrës, endometrioza, problemet e ovulimit, ilaçe të caktuara, etj. Mundësitë e trajtimit të anemisë nga mungesa e hekurit nga periodat varen nga shkaku i gjakderdhjes së rëndë. Përpiquni të hani ushqime që ndihmojnë në përthithjen e hekurit, kufizoni kafeinën, kushtojini rëndësi pilulave të kalciumit etj.