Health & Beauty Lifestyle

Për ju që keni përjetuar ankth gjatë një hangoveri…

Sipas disa vlerësimeve, ankthi gjatë një hangover-i prek rreth 12% të njerëzve dhe mund të ndryshojë në varësi të personit. Ndërsa trupi rimëkëmbet nga një natë e pirë, hangoveri krijon një gjendje stresi fiziologjik. Në përgjithësi, stresi fiziologjik ndodh kur trupi është nën presion si për shembull nga një sëmundje ose lëndim. Hangover jo vetëm që shkakton ndryshime në sistemin tonë imunitar, por gjithashtu rrit nivelet e kortizolit, presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës ndryshime që ndodhin edhe me ankthin.

Truri gjithashtu përjeton ndryshime të shumta. Studimet tregojnë se aktiviteti i trurit që përfshin dopaminën është më i ulët gjatë një hangover. Kjo është e rëndësishme, pasi dopamina luan një rol kryesor në rregullimin e ankthit. Studime të ndryshme kanë treguar se njerëzit përjetojnë një ndryshim negativ në emocionet e tyre gjatë një hangover-i. Pse disa njerëz përjetojnë ankth, ndërsa të tjerët jo? Dhimbja është pjesë e pothuajse çdo hangover-i, qoftë dhimbje koke apo dhimbje muskulore.

Por studimet tregojnë se njerëzit që kanë një tendencë për të ekzagjeruar dhimbjen kanë më shumë gjasa të përjetojnë ankth. Studimet tregojnë gjithashtu se ky grup ka më shumë gjasa të përjetojë hangover të rëndë. Kjo mund të shpjegojë pse disa njerëz përjetojnë ankth, ndërsa të tjerët jo.

Ngjarjet negative të jetës, depresioni ose zemërimi janë të lidhura gjithashtu me ndryshimet e humorit gjatë një hangover-i. Madje, ankthi është raportuar të jetë më i lartë tek njerëzit që thonë se janë shumë të turpshëm. Ndryshimet e humorit gjatë një hangover-i nuk janë vetëm të pakëndshme, por mund të lidhen edhe me rritjen e konfliktit me të tjerët dhe uljen e produktivitetit në punë. Kjo mund të zgjidhet duke medituar dhe duke u kujdesur për veten.