Lifestyle

Për ju që u veshët me të kuqe natën e ndërrimit të viteve, e keni pyetur ndonjëherë veten si lindi kjo traditë?!

A keni menduar ndonjëherë pse njerëzit veshin të kuqe natën e Vitit të Ri? Do të ishte një mënyrë për t’i thënë lamtumirë vitit të vjetër dhe për të pritur të riun me urimet më të mira, me pak fjalë një lloj simboli fatsjellës. Sipas traditës, veshjet e kuqe që duhen veshur natën e 31 dhjetorit duhet të jenë të reja dhe duhen veshur vetëm natën e fundit të vitit dhe të nesërmen të hidhen. Por, cila është origjina dhe simbolika e këtij zakoni?

Të veshësh diçka të kuqe natën e Vitit të Ri është për shumë një rit pajtues, ne e presim Vitin e Ri me shpresën se do të na sjellë fat, shëndet, siguri. Ngjyra e kuqe do të kishte kuptime pozitive, por nga e ka origjinën gjithë kjo?

Tradita e ngjyrës së kuqe në natën e Vitit të Ri lindi në Kinë. E kuqja është ngjyra e fatit, e begatisë dhe e fatit të mirë dhe zakonisht përdoret gjatë festimeve të dasmave si një ogur i mirë për bashkëshortët dhe për jetën e tyre të re së bashku.

E kuqja është simbol i fuqisë, shëndetit dhe pasurisë në Romën e lashtë. Sipas një linje tjetër mendimi, tradita e ngjyrës së kuqe në Vitin e Ri daton që nga romakët e lashtë, pikërisht në vitin 31 para Krishtit, në kohën e Oktavian Augustit. Gjatë Vitit të Ri Romak, burrat dhe gratë mbanin diçka të kuqe si simbol të fuqisë, pjellorisë, shëndetit dhe pasurisë, ajo konsiderohej si ngjyra e pasionit, energjisë dhe fatit.