Fashion

Sondazhi i TAR/A mendoni se takat e larta kanë dalë jashtë mode këtë verë?

Një ndryshim i veçantë ka rënë në sy të ekspertëve kohët e fundit: një rënie graduale e popullaritetit të takave të larta. Dikur sinonim i elegancës dhe sofistikimit, simbolet e larta të “feminitetit” kanë bërë një ndryshim dhe një shkëputje tani nga qendra e vëmendjes, të zëvendësuara nga një valë e re opsionesh që anojnë ose më saktë synojnë më shumë rehatinë. Ndryshimet në jetën tonë të përditshme padyshim luajnë një rol mjaft thelbësor në pjesë e rënies së këtij trendi ose me saktë stili të mrekullueshëm.

Takat e larta ‘mbretëronin’. Këto mrekulli ngjallën një ndjenjë elegance që tejkalonte thjesht veshjen. Takat e larta u cilësuan jo vetëm si këpucë, por si një portë drejt besimit, joshjes dhe magjepsjes. Dr Carolyn Mair, psikologe njohëse dhe konsulente e biznesit të modës tha për CNN:

Takat e larta ndryshojnë qëndrimin e trupit dhe krijojnë një stil të veçantë ecjeje, i cili mund të ndikojë në mënyrën se si individët e mbajnë veten, duke promovuar një qëndrim më të drejtë dhe duke rritur atraktivitetin dhe admirimin e perceptuar nga të tjerët. Kjo mund të kontribuojë në ndjenjat e vetëbesimit dhe një ndjenjë për t’u vënë re dhe vlerësuar si femërore, magjepsëse ose profesionale.

Sa i përket kësaj teme në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s është ngritur një sondazh me pyetjen “A mendoni se takat e larta kanë dalë jashtë mode këtë verë?” dhe rezultatet janë si më poshtë:

Ndërkohë duke marrë parasysh edhe zhvillimet më të fundit, fitorja e ekipit tonë me Poloninë bën që Shqipëria të ngjitet në vendin e parë të grupit E në kualifikueset e EURO 2024. Skuadra kuqezi mundi 2-0 polakët dhe tashmë konsiderohet si një nga favoritet kryesore për të shkuar në Gjermani verën e ardhshme, ku do luhen finalet e Europianit. Mendoni se do të arrijë Shqipëria të sigurojë pikët për të arritur në finalet e Europianit? Voto këtu duke klikuar linkun.