Film & Tv

Për të gjithë shikuesit fanatikë, rikthehet në ekran “Baywatch”!

Seriali popullor dhe mjaft i dashur për publikun “Baywatch” po përgatitet për një rikthim në ekranin e vogël. Seriali origjinal me protagonist David Heiselhoff ishte një nga më të dashurit e fundit të viteve ’80 dhe ’90. Ai zgjati 11 sezone me 242 episode ndërsa arriti të ketë shikues fanatikë nga 145 vende.

Përveç Heiselhoff, kasti përfshinte edhe Pamela Anderson, Jasmine Blyth, Jason Momoa, Alexandra Paul dhe Michael Newman. Episodet e reja do të bashkëprodhohen nga Fremantle dhe Fox Entertainment. Shpëtimtarët e guximshëm të oqeanit, rikthehen në plazhet e pacënuara dhe kostumet e kuqe ikonike, së bashku me një gjeneratë krejt të re të shpëtimtarëve të Baywatch, sipas përshkrimit zyrtar të serialit. Skenari është shkruar nga Lara Olsen, e cila gjithashtu do të shërbejë si drejtuese e serialit me të njëjtin ekip prodhimi si seriali origjinal.