Celebrities Gossip Showbiz

“Alergjike” ndaj martesave/Pamela Anderson ndahet nga bashkëshorti i saj i 6-të!

Së fundmi, Pamela Anderson dhe bashkëshorti i saj i gjashtë, Dan Hayhurst i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre të dashurisë pas vetëm 13 muajsh martesë. Ish-aktorja e ‘Baywatch’ ka bërë kërkesë për divorc në vendlindjen e saj, Kanada, ku ishte zhvendosur me bashkëshortin e saj të ri vitin e kaluar.

Ndarja vjen pothuajse një vit pasi Anderson kishte zyrtarizuar lidhjen me truprojën e saj pasi të dy ranë në dashuri. Po ashtu, si një konfirmim për këto zëra, Pamela u fotografua pa unazën e saj të martesës javën e kaluar. Kujtojmë se dyshja u martuan në një ceremoni intime në prag të Krishtlindjeve në oborrin e shtëpisë së Anderson në ishullin Vancouver, Kanada. Ajo asokohe shprehur në një intervistë se:

Jam pikërisht aty ku duhet të jem në krahët e një njeriu që më do vërtet.

Anderson u takua me Hayhurst, i cili jetonte në vend në ishullin Vancouver, gjatë ditëve të para të pandemisë dhe u tha që dyshja kishin qenë së bashku 24/7 që atëherë. Rikujtojmë se martesa e parafundit e aktores zgjati vetëm 12 ditë me regjisorin Jon Peters ndërkohë që në total ajo figuron të jetë martuar 6-të herë.

Rikujtojmë se ylli i “Baywatch” së fundmi ka shitur rezidencën e saj përrallore në Los Angeles. “TMZ” shkruan se ka një blerës për shtëpinë e bukuroshes, me katër dhoma gjumi në rajonin super-ekskluziv të Malibusë. Bëhet e ditur se Pamela kërkonte 14.9 milionë dollarë, por nuk dihet se çfarë shume ka paguar blerësi. Ndërkohë burimet thonë se marrëveshja ka ende disa raste të paparashikuara, kështu që është në rrugën e mbylljes.