Sport

Përballje titanësh në Champions, sonte mësohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste!

Mbrëmjen e sotme do të mësohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Champions League.

Në përballjet mes Atletico Madrid-Dortmund dhe Barcelona-PSG, padyshim që vëmendja më e madhe është e përqendruar te kjo e dyta.

Katalanasit janë në avantazh me rezultatin 2-3 që arritën të sigurojnë në “Parc des Princes”, ndërsa francerzët synojnë që të arrijnë rezultat pozitiv dhe të kualifikohen në fazën e mëtejshme.

Ndërsa Atletico Madrid synon të ruajë rezultatin e marrë në Gjermani me fitoren 1-2 kundër Dortmund.

Trajnerët kanë zbritur në fushë më të mirët, teksa pak më parë janë publikuar edhe formacionet e ndeshjeve.

BARCELONA (4-3-3): Ter Stegen; Kounde, Araujo, Cubarsi, Cancelo; De Jong, Gundogan, Pedri; Yamal, Lewandowski, Raphinha.

PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Lucas Hernandez, Mendes; Zaire-Emery, Vitinha, Fabian Ruiz; Dembelé, Mbappé, Barcola