Sport

Perëndimi i karrierës, Ancelotti i bën ofertë të veçantë Luka Modric!

Luka Modric ka një ofertë të re për ti dhënë një kthesë karrierës.

Pavarësisht një rrugëtimi të jashtëzakonshëm si futbollist, mesfushori kroat po përballet me perëndimin e karrierës si profesionist në moshën 38 vjecare. Modric rinovoi me Realin sezonin e kaluar, por pozitat e tij janë lëkundur ndjeshëm.

Numri 10 ka akumuluar pak më tepër se 1000 minuta këtë sezon, duke vuajtur për të fituar një vend si titullar në radhët e ekipit të Ancelotit. Pavarësisht kësaj italiani e vlerëson shumë kapacitetin e tij si lojtar por edhe si një trajner i ardhshëm.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Carlo Ancelotti dëshiron që Modric të jetë pjesë e ekipit të trajnerëve në stol dhe i ka ofruar për të punuar në stafin e tij si ndihmës që nga sezoni i ardhshëm nëse vendos të tërhiqet nga futbolli i luajtur në përfundim të këtij edicioni. Nga ana e tij Modric e ka vlerësuar ofertën por duke e refuar në parim pasi mendon se ka ende për të dhënë në fushën e blertë qoftë te Reali i Madridit apo dhe në një tjetër destinacion.