Celebrities

Performanca në “AMA” e dyshes së njohur latine rrezikoi censurimin, çfarë të ketë ndodhur?

Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia e “American Music Awards”, që mblodhi disa nga emrat më të njohur të muzikës botërore. Yjet dhuruan performanca të jashtëzakonshme. Por ishte performanca e Jennifer Lopez dhe Maluma-s, ajo që ndezi skenën.

Dyshja e njohur latine performuan për herë të parë duetin e tyre të famshëm “Pa Ti + Lonely”. Performanca e tyre i kishte të gjitha duke nisur nga koreografia, dhe kimia mes Jennifer e Maluma-s. Aq kimi kishin, sa organizuesit e AMA’s i janë trembur faktit se numri i tyre mund të rrezikonte censurimin.

Ndërkaq, diva e muzikës pop, Jennifer Lopez kishte veshur një body në ngjyrë të zi, që sigurisht i nxirrte në pah format bombastike. Performanca e artistëve ka marrë komente të shumta dhe e ka ndarë publikun në dy mendime të ndryshme, ka nga ata që thonë se ajo ishte më sensuale seç duhej, ndërsa të tjerë thonë se nuk kishte asgjë shqetësuese në të.

Po ju si mendoni? Ne ju sugjerojmë të shihni më parë videon dhe më pas gjykojeni vetë performancën.