Aktualitet

Atentat me armë zjarri në Laç, ekzekutohet një ish-efektiv policie!

Xhelal Reçi 60 vjeç ish polic u ekzekutua këtë mëngjes në qytetin e Laçit me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:23 ,në afersi të një banke, në qytet. Policia është nisur drejt vendngjarjes sapo ka marrë njoftim për të shtënat me armë. Ndërsa nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja kriminale.

Mendohet se viktima është vëzhguar prej ditësh, para se të realizohej plani pwr vrasjen e tij. Zona po mbahet e rrethuar për të kryer hetimet dhe mbledhur provat në vendngjarje. Nga kërkimet intensive që po bën policia për të zbardhur vrasjen e 60 vjeçarit Xhelal Reçi, ka gjetur një automjet të djegur në afërsi të lumit në Laç. Makina tip Toyota mendohet se mund të jetë përdorur atentatin e mëngjesit të sotëm ndaj ish efektivit të policisë. Ndërkohë shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit ose autorëve të atentatit.

Viktima e sotme Xhelal Reçi është babai i Besnik Reçit, të cilit iu bë atentat më 15 gusht të vitit 2020. 2 persona që udhëtonin me motor dhe të maskuar me skafandra qëlluan me armë zjarri drejt makinës së Besnik Reçit, i cili ndodhej së bashku me familjen e tij. Fatmirësisht nga atentati nuk pati viktima. Nuk dihet ende nëse ngjarjet lidhen me njëra tjetrën ose janë pasoja të njëra tjetrës.