Showbiz

Përgjaket Ronaldo, mamaja dhe e dashura tmerrohen në tribunë

Nuk është e thjeshtë të jesh e dashura e Ronaldos pasi duhet të përballësh me sfida dhe të papritura si ajo e ditës së djeshme.

Gjatë një ndeshjeje lojtari i Real Madritit është qëlluar në fytyrë dhe menjëherë ka rënë në tokë i përgjakur. Dëshmitare të kësaj skene të frikshme kanë qenë mamaja dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez e cila e ka përjetuar për herë të parë një gjë të tillë.

Pamjet e gjakosura të futbollistit kanë trembur për vdekje modelen e famshme ndërkohë që fotot e këtij incidenti janë bërë virale dhe janë komentuar nga portale të ndryshme online.