Celebrities Gossip Showbiz

‘Përgjithmonë bashkë’, Mozzik dhe Kida zbulojnë titullin e bashkëpunimit që publikohet në pak orë!

Ditën e djeshme, Mozzik dhe Kida kanë ‘shokuar’ rrjetin me postimin më të fundit në Instagram ku kjo e fundit shfaqej me fustanin e bardhë të nusërisë dhe reperi me kostimin e dhëndrit, por ajo që na habiti të gjithëve ishte mbishkrimi që Mozzik kishte zgjedhur për foton e tyre.

Megjithatë, duket se si shumë artistë të tjerë që po bëjnë strategji dhe ‘lojëra’ me publikun për të fituar më shumë vëmendje para se të publikojnë bashkëpunimet e tyre, ashtu kanë bërë dhe Mozzik me Kidën dhe këtë e ka zbuluar vetë reperi pak orë më vonë me anë të një Instastory në formë ftese, por jo për në dasmën e tyre por për në kanalin e YouTube.

E pak më parë, dyshja na kanë zbuluar se bashkëpunimi i tyre do të publikohet ditën e sotme në orën 18:00 dhe titulli i këngës është ‘Forever together’.

Pas ndarjes përfundimtare me Loredanën, kjo e fundit shpesh është përfolur për romanca të reja, por duket se këtë herë çdo gjë është zyrtare. Me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj më të re me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.

Por, si ka reaguar Mozzik, babai i vogëlushes së saj 4- vjeçare lidhur me këtë lajm që po bën xhiron e rrjetit? Ditën e djeshme ai ka ndarë me ndjekësit një postim ‘tallës’ kundrejt partnerit të ri të reperes.