Aktualitet

Përkeqësohet situata e zjarrit në Malin e Çikës, tymi ‘mbulon’ dhërmiun!

Një zjarr ka rënë këtë pasdite në Dhërmi, ndërsa tymi është përhapur në të gjithë zonën e plazhit

Raportohet gjithashtu se tymi është përhapur në të gjithë hotelet e zonës dhe me vështirësi duket plazhi. Edhe pse kjo situatë vijon prej disa minutash, ende autoritetet nuk kanë marrë masa për të shuar zjarrin që po dëmton pushimet e mijëra turistëve të huaj dhe vendas në zonën e Dhërmiut.

Nga dita e djeshme dhe deri tani në malin e Cikës janë djegur disa ha me shkurre dhe pemë ( trungje) të thata  ne një vijë prej 3 kilometrash. Mësohet se ditën e nesërme në orët e para do te ndërhyhet me ushtarë të FA, ku sipas prefekturës së Vlorës, parashikohet do të jenë 60 ushtarë.

Temperaturat e larta kanë bërë që të aktivizohen disa vatra në vend!