Celebrities Film & Tv Showbiz

Përqafime, lot dhe emocione mes aktores Lea Seydoux dhe Daniel Craig!

Aktorja e njohur franceze Lea Seydoux dhe aktori Daniel Craig, i njohur për rolin e tij si James Bond, qanë dhe u përqafuan kur filmuan skenën e tyre të fundit të filmit “No Time To Die”. Seydoux ka luajtur gjithashtu në filmin e fundit të Bond, “Spectre”, në rolin e Dr. Madeleine Swann, një psikologe e njohur dhe vajza e një vrasësi. Ajo shprehet se:

 Patjetër që është emocionuese sepse kemi dhënë shumë për këtë film dhe kur ke miks emocionesh, rrjedhin vetë lotët.

Është e qartë se Seydoux është aktorja që emocionohet më shpejt dhe më shumë, në filmin që pati premierën në “Albert Hall” këtë javë. Lidhur me marrëdhënien e saj me Daniel Craig ajo u shpreh se mes tyre po ndodh një lidhje dashurie moderne. Dhe kjo nuk është e vetmja gjë që ka ndryshuar. Ajo tha se:

 Agjenti sekret, James Bond i cili më përpara ishte i sertë dhe shumë serioz, tashmë Craig është më tërheqës dhe sentimental. Ai i shfaq emocionet e tij dhe nuk e ka aspak problem. Më pëlqen veçanërisht fakti që Daniel nuk është si ndonjë superhero, por ai tregon të metat e tij dhe kjo është arsyeja pse njerëzit e duan atë.

Lea, e cila fitoi çmimin kryesor në Kanë në vitin 2013 për performancën e saj në “Blue Is The Colormest Color” dhe është vlerësuar për punën e saj në filmat e “Wes Anderson”, “The Grand Budapest Hotel” dhe “The French Dispatch”, të cilat do të shfaqen në “Festivalin e Filmit BFI” në Londër në datat 10, 11 dhe 13 Tetor, tha se është e nderuar të jetë pjesë e këtij eventi. Ajo u shpreh se:

Për mua, të jesh pjesë e një filmi të James Bond është natyrisht ikonike, por edhe një ëndërr. Nuk mund ta besoj që kam qënë pjesë e dy filmave të tij. Tani është pjesë e jetës sime artistike dhe do ta mbaj mend gjatë si një nga eksperiencat më të bukura që kam përjetuar.

Rikujtojmë se, Daniel Craig dhe Ruth Negga do të luajnë në përshtatjen e “Macbeth” në Broadway. “Macbeth” i William Shakespeare po mendohet që të vendoset në skenë në teatrin e Nju Jorkut, në bashkëpunim me yllin e “No Time to Die” Daniel Craig në krye dhe kandidaten për çmim “Oscar” me “Loving” Ruth Negga, si gruaja e tij dinake dhe tradhtare, Zonja Macbeth. “Macbeth” do të fillojë shfaqjen e tij më 29 Mars 2022, në Teatrin Lice të Broadway, me natën e hapjes të caktuar me datë 28 Prill. Prodhimi 15-javor do të drejtohet nga fituesi i çmimit ‘Tony’, Sam Gold me ‘Fun Home’.

Gjithashtu, filmi i fundit i Daniel Craig si James Bond u lançua dje në kinema në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Zelandën e Re, ndërsa me 8 Tetor pritet të lançohet në SHBA dhe Kanada. Pavarësisht disa zërave kundërshtues, kritikët e filmit pajtohen plotësisht se ky është filmi më i suksesshëm.