Ndryshe Politikë

Petro Koçi: “Ka politikanë që nga pikëpamja e formimit nuk kanë asgjë, por kanë të ardhura të mëdha!”

‘Ndryshe’ si çdo të martë erdhi dhe këtë episod me shumë humor, tema diskutimi që vetëm Salsano dhe Adi mund të sjellin për ju. Por, momenti më pikant padyshim është intervista që këtë javë u zhvillua me ish- zëvendës ministrin e Mbrojtjes, tanimë deputet dhe kryetar partie në Fier, Petro Koçi.

Fillimisht, Koçi na tregoi se me çfarë po merret tani në politikë dhe si një botë e përfolur kaq shumë për një jetë luksoze si ndihet që nuk diskutohet si një politikan shumë i pasur i vendit tonë?

Jam i përfshirë shumë më intensivisht se sa isha te ministria e Mbrojtjes, tani jam deputet dhe kryetar partie në Fier. Isha më modern se gjithë të tjerët atje. Nuk më vret fare që nuk kam pasuri, bëj një jetë modeste, normale, nuk kam qenë ndonjëherë ambicioz që duhet të bëj pasuri. Ka të tjerë që nga pikëpamja e formimit nuk kanë asgjë, por kanë të ardhura të mëdha, nuk bëhem xheloz për ta. Më mjafton ky nivel modest i jetesës.

Për sa i përket situatës së trazuar në PD, çfarë mendon z. Koçi?

Ka rilindur Berisha. Ai është non-grada dhe do them një gjë shumë serioze, unë besoj se PS nuk do bëjë më gabimin e 98-ës. Z. Berisha ishte shpallur thuajse non-grada nga shumë institucione të rëndësishme dhe dy përfaqësues nga PS, Meta dhe Pandeli Majko bënë takime me Berishën dhe ato takime e rikthyen prapë Berishën në politikë. Besoj se tani nuk do ketë më as takime, as njohje me Berishën dhe çdo grupi që përfaqëson ai. PD do bëhet më dysh, do ketë parti tjetër.

Nga programet televizive politike, Koçi na tregoi se cilin prej gazetarëve vlerëson më shumë? Dhe nëse do t’i duhej të bënte një film me disa poltikane shqiptare, në fakt deputeti na dha vetëm një emër.

Pak a shumë kam qenë te të gjithë, por vlerësoj Sokol Ballën dhe Enkel Demin si gazetarë. Film, vetëm me Mimi Kodhelin.