Celebrities Gossip Showbiz

Philipp Plein tregon eksluzivisht pamje nga klipi i ri i Luana Vjollcës!

Luana Vjollca na ka treguar me anë të story-ve në Instagram se është duke punuar me një këngë të re, por është siguruar të mos tregojë shumë detaje.

Ditën e sotme, bashkëpunëtori i saj, njëkohësisht dhe gjigandi i modës Philipp Plein na ka shuar pak kuriozitetin me pamje nga klipi që Luana po xhiron për këngën e saj më të re. Pamjet e publikuara janë eksluzive, teksa nga video duket prezantuesja me një fustan të ngushtë portokalli në një moment, në look-un e dytë me një ‘bodysuit’ leopard dhe në pamjen e tretë me një fustan të zi.

Epo, mezi po presim të dëgjojmë këngën pasi me këto pamje, Luana na la me gojë hapur!