Bota Food & Drink Lifestyle

Piceria më e mirë në Evropë!

Si çd0 vit “50 Top Pizza”, ka dhënë çmimin për picerinë më të mirë në Evropë. Për ta bërë këtë, kjo guidë ndërkombëtare merr parasysh jo vetëm cilësinë e produktit, por edhe karakteristikat e vendit ku ai shërbehet apo shërbimin ndaj klientit. Italia, vendi i origjinës së picës, nuk ka marrë pjesë në këtë konkurs.

Është “Sartoria Panatieri”, në Barcelonë, që ka marrë çmimin e parë. Siç raporton CNN, Panatieri është rritur në Brazil, por me origjinë italiane, nga Piza dhe Kalabria dhe është trajnuar si kuzhinier përpara se të transferohej në Spanjë, ku përpara se të hapte restorantin e tij, ai punoi në një restorant me yje Michelin.

Në deklaratat e bëra pas ndarjes së çmimeve, dy shefat e kuzhinës së kësaj picerie përmendën përgjegjësinë që vjen tani me çmimin në fjalë:

Nëse tashmë priremi të jemi kërkues me punën tonë, ky çmim përfaqëson një sfidë të re për të vazhduar përmirësimin. Pjesa e vështirë fillon tani, sepse ne e dimë se do të kemi edhe më shumë vëmendje në atë që bëjmë.

Sigurisht të porosisni ushqim nga jashtë teksa jeni duke parë serialin tuaj të preferuar është gjëja më e mirë që mund të bëni, por asgjë nuk krahasohet me gatimin në shtëpi. Është bukur të porosisni pica, por edhe më bukur është kur e gatuani vet atë. Ka shumë receta të ndryshme si për brumin ashtu edhe për salcën. Megjithatë, ekziston një truk për të cilin jo shumë njerëz e dinë dhe do të nxjerrë në pah shijen në brumin tuaj dhe gjithashtu do ta bëjë atë më krokant.