Botë e Çuditshme Lifestyle

“Fshihet” pas derës së një frigoriferi, njihuni me lokalin më të mirë në botë!

Lokali Il Paradiso ndodhet në Barcelonë dhe është renditur në krye të listës së famshme të 50 bareve më të mira në botë. Një fitore që prek edhe Italinë, falë origjinës së Giannottit, një profesionist dhe sipërmarrës i ardhur nga Marina di Carrara, në Toskanë, i cili ka qenë gjithmonë pjesë e sektorit të shërbimit.

Nuk konsiderohet aspak e rastësishme që vitet e fundit Barcelona është kthyer në katalizatorin e botës së pijeve, duke i shkëputur një hapësirë të rëndësishme vlerësimi emrave të njohur për këtë gjë si Londra, Parisi apo Nju Jorku.

Il Paradiso është një vend jokonvencional, duke u nisur nga pozicioni i tij. Ai ndodhet në lagjen vibruese El Born, e cila ka qenë gjithmonë një destinacion i preferuar për ata që kërkojnë adresa të shijes dhe stilit. Pavarësisht se është ndër lokalet më të famshme në botë nuk është e lehtë ta gjesh vetë.

Paradiso është një lokal klandestin, që sfidon edhe vetë rregullat e kësaj tipologjie bari. Ai “fshihet” pas derës së një frigoriferi në brendësinë e një dyqani të specializuar për prodhimin e pastërmasë dhe me sy të lirë nuk e kupton dot se çfarë fshihet pas asaj porte. Kur hapi dyert në 2015-tën, ishte në trend kjo mënyrë eksperimentimi me diçka ndryshe.

Përveç hyrjes së rrallë kryesore, ka dhe një dhomë më të vogël, private, sekrete, tek e cila arrihet përmes një banjoje të rreme. Quhet Dhoma Macallan dhe është frymëzuar, siç nënvizon edhe vetë emri, nga bota e uiskit skocez. Ekipi i Paradisos përbëhet nga 35 persona, të cilët ndajnë mes tyre të njëjtin mission të rëndësishëm: të argëtojnë të tjerët e të argëtohen edhe vetë.