Design Food & Drink

Pikat më të bukura të “McDonalds” në vende të ndryshme të botës!

“McDonald’s” është zinxhiri më i madh i restoranteve në botë, i cili u shërben miliarda njerëzve në mbarë botën. Ndoshta mund të mos jetë një ndër më të bukurit nga pikëpamja arkitekturore, por në disa qytete, dyqanet janë çuditërisht mahnitëse. Shumë nga restorantet anembanë botës kanë ri-vendosur ndërtesa të vjetra për të mbajtur dizajnet origjinale.

Restoranti i parë u hap në Los Anxhelos në vitin 1953, megjithëse dizajnet më të reja sigurisht që kanë bërë një rrugë të gjatë. Me mbi 38,000 restorante në botë, ndërtesat tani ndryshojnë në dizajn në varësi të vendit. Nga një bankë e vjetër në Norvegji në një kub modern xhami në Gjeorgji, ne kemi mbledhur disa nga McDonald’s më të bukur në botë.

 

Bray, Irlandë

E ndërtuar në 1881, McDonald’s në Irlandë gjendet në Sallën e Bashkisë Bray. Zinxhiri i ushqimit të shpejtë zuri katin e parë në 1997, megjithëse takimet e qytetit mbahen ende në katin e parë të ndërtesës.

Porto, Portugali

Një McDonald’s i cili rregullisht është votuar si një nga më të bukurit në botë gjendet në Porto. Më parë ishte një kafene e viteve 1930 e quajtur “Cafe Imperial”, ndërtesa ka ruajtur dritaret unike të xhamit me njolla Art Deco, si dhe llambadarët e kristaltë.

Budapest, Hungari

Një tjetër McDonald’s i mrekullueshëm është në Budapest në një stacion të vjetër treni. Ndërtesa u krijua në 1877 nga të njëjtët njerëz që projektuan Kullën Eiffel. McDonald’s u hap brenda stacionit të trenit në 1988 si i pari në Hungari.

Madrid, Spanjë

Brenda McDonald’s në Madrid janë tiparet origjinale të ndërtesës historike si kolonat e mermerit dhe një shkallë madhështore dredha-dredha. Ushqimi është më i lezetshëm se disa nga opsionet e zakonshme, krahas Big Mac-ut standard, ata shërbejnë gjithashtu edhe makarona.

Batumi, Gjeorgji

McDonald’s i Gjeorgjisë është një nga dizajnet më moderne, i ndërtuar në vitin 2013 nga arkitekti Giorgi Khmaladze i cili përdori 460 panele xhami për të reflektuar ujin rreth tij. Madje ka një pikë karburanti të ndërtuar në pjesën e pasme të ndërtesës.

Sidney, Australi

McDonald’s në Sydney nuk duket shumë nga jashtë, por brendësia është padyshim tërheqja kryesore. E gjendur në Teatrin Plaza, ajo ishte dikur një kinema me 2000 vende në vitet 1930 përpara se të mbyllej në 1977 dhe të bëhej një McDonald’s me pjesë origjinale, duke përfshirë balustrada ari dhe llambadarë të mëdhenj.

Paris, Francë

Në mes të dy kafeneve të tjera është McDonald’s në Paris, fillimisht një restorant i quajtur “Au Roi de la Biere” ose ndryshe “Mbreti i Birrës” në vitin 1892. Tani, ndërtesa e vjetër ka mbajtur dekorimin në pjesën e përparme, si një mbret që mban një litër birrë, si dhe një lejlek në çati dhe stemën e Strasburgut.