Showbiz

Pink feston 15-të vjetorin e martesës

Ylli i popit, Pink dhe bashkëshorti i saj Carey Hart kanë shënuar përvjetorin e pesëmbëdhjetë të martesës. Çifti Hollivudian janë martuar në vitin 2006 dhe kanë tashmë dy fëmijë së bashku.

Për të shënuar këtë përvjetor, ishte vet këngëtarja Pink, që përmes disa fotografive përgjatë viteve me bashkëshortin dhe fëmijët, ka treguar për rrugëtimin e tyre me dashuri dhe humor në të njëjtën kohë.

15 vite. Krenare me ty dashuri. E shikon, nganjëherë të qenit kokëfortë shpërblehet!

Pink ka përmendur kokëfortësinë Brenda urimit, për faktin se Վifti janë ndarë njëherë në vitin 2008, porse pastaj janë rikthyer te njëri-tjetri në vitin 2011 duke u bërë kështu edhe me fëmijën e parë, vajzën Willow Sage. Pas vajzës, ata sollën në jetë edhe djalin Jameson në vitin 2016.

Gjithashtu këtë përvjetor e ka kujtuar edhe bashkëshorti i saj Carey Hart, duke e falenderuar këngëtaren si shoqe, grua, nënë dhe njeri i mrekullueshëm.