Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Shakira dhe Drake ndezën thashethemet për romancë pasi u larguan në mënyrë diskrete duke lënë të njëjtën festë në orët e mëngjesit të së dielës në West Hollywood, Kaliforni. Pas një nate vonë, një dëshmitar zbuloi për DailyMail se ylli 46-vjeçar dhe reperi kanadez, 36 vjeç, u panë të dy duke u larguar brenda pak minutash nga njëri-tjetri në orën 3:25 të mëngjesit.

2. Britney Spears dhe Sam Asghari po ndahen zyrtarisht, pasi ky i fundit paraqiti kërkesën për divorc nga ylli i popit të mërkurën vetëm disa orë pasi u publikua lajmi për ndarjen e tyre, raportojnë disa media ndërkombëtare. Sipas TMZ, Asghari përmendi “dallimet e papajtueshme” dhe kërkon gjithashtu që ylli të paguajë mbështetjen bashkëshortore dhe tarifat e avokatëve të tij. Divorci vjen 14 muaj pas martesës së tyre.

3. Cristiano Ronaldo është një figurë aq e njohur dhe e famshme, sa është e vështirë të imagjinohet se ai mban emrin e dikujt tjetër, e lëre më të një politikani nga një vend i huaj. Por golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Portugalisë, emri i plotë i të cilit është Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro, iu dha emri nga Ronald Reagan. Akoma më qesharake është se pavarësisht se futbollisti i njohur lindi kur Reagan ishte president amerikan, emri u frymëzua nga fakti se ai ishte aktori i preferuar i babait të Ronaldo-s.

4. Gjatë një performance në Comerica Park në Detroit të mërkurën, Pink modifikoi tekstin e këngës së saj popullore ‘Don’t Let Me Get Me’. Në vend që të këndonte këngën me vargjet e duhura, ajo e ndryshoi atë për të mbështetur Britney Spears. Pjesa e tekstit të këngës ishte “Tired of being compared to damn Britney Spears”, por Pink këndoi “Sweet Britney Spears”.

5. Ylli i muzikës pop, Lizzo është paditur së fundmi nga tre ish-balerinat e saj për ngacmim seksual dhe krijimin e një mjedisi pune armiqësor. Padia përfshin akuza për ngacmim seksual, fetar dhe racor, diskriminim, sulm. Pas akuzave për ngacmim seksual së fundmi dolën dhe disa ankesa nga persona të tjerë.

Avokatët që përfaqësojnë padinë kundër Lizzo-s, konfirmuan për mediat se ata kanë shqyrtuar dhe verifikuar ankesat nga të paktën gjashtë persona ‘me histori të ngjashme’ që kanë punuar me yllin e muzikës pop. Ndërkaq, së fundmi ylli i muzikës pop Beyoncé i ka dërguar një mesazh Lizzo-s ndërsa akuzat vazhdojnë të shtohen kundër këngëtares. Ajo mori një moment për t’i dhënë një mesazh Lizzo-s duke i shprehur: “Të dua, Lizzo,”.