Showbiz

Pink ndërpret koncertin për të lexuar një letër shumë të veçantë

Këngëtarja e famshme e muzikës pop, Pink momentalisht është e angazhuar me turneun e saj muzikor, “Beautiful Trauma”.

Koncerti i saj në Brisbane të Australisë u shndërrua në një event prekës kjo për shkak të një fanseje 14-vjeçare e cila i përloti të gjithë.

Këngëtarja ka ndërprerë performancën e saj për t’u lexuar të gjithë publikut letrën e vogëlushes ku shruhej: “Quhem Leah, jam 14-vjeç dhe muajin e kaluar mamaja ime ndërroi jetë”.

Teksa të gjithë janë emocionuar pa masë dhe janë përlotur, Pink zbret nga skena për të përqafuar dhe ngushëlluar fansen e saj të vogël e cila i kujtoi të gjithëve se çdo moment në jetë është i veçantë dhe çdo ditë duhet t’u themi njerëzve tanë të dashur sesa shumë i duam.