Celebrities Gossip Showbiz

Po qarkullojnë thashetheme se janë ndarë, por si qëndron e vërteta mes Adriana Matoshit dhe partnerit të saj?

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka qenë shumë e përfolur në portale kohëve të fundit. Historia e përballjes dhe fitores me sukses të luftës së saj me tumorin, miqësia me Arjola Demirin e lidhja e saj me futbollistin Keith Owen Groeneveld kanë qenë disa nga arsyet se përse Adriana ka qenë kryefjalë e mediave.

E së fundmi, në disa portale kanë qarkulluar zëra se bukuroshja është ndarë nga partneri i saj. Mirëpo, burime për Prive kanë konfirmuar se në fakt çifti nuk është ndarë, por po përjetojnë një lidhje në distancë, pasi Keith i është dashur të lëvizë për shkak të angazhimeve të tij me futbollin. Pra, edhe pse në distancë, sipas burimeve, thuhet se kjo gjë nuk ka shkaktuar krisje mes tyre dhe ata janë sërish bashkë.

Pak muaj më parë, Adriana ndau një lajm të hidhur me fansat e saj. Përmes një statusi të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, Adriana tregoi se iu rikthye tumori në tru, pas nëntë vitesh. Kohë më parë Matoshi kishte treguar se nëntë vite më parë, ku ajo ishte shtatzënë ishte përballur me një prej sfidave më të mëdha në jetë dhe të njëjtën gjë kaloi edhe këtë herë.

E lutjet e të gjithë artistëve dhe dashamirësve të bukuroshes u dëgjuan, pasi operacioni i saj përfundoi me sukses. Këtë lajm kaq të gëzuar na e dha vetë i dashuri i aktores, futbollisti Keith Groeneveld.

Dita Ndërkombëtare e Gruas kremtohet çdo vit më 8 mars. Kjo ditë është simbolike për rrugëtimin historik që gratë në të gjithë botën kanë bërë për të përmirësuar jetën e tyre. 8 marsi vjen si një kujtesë, se pavarësisht sa është bërë, udhëtimi është i gjatë dhe duhet bërë akoma më shumë.

Në këtë datë kaq të rëndësishme për të gjithë gratë anembanë botës, Adriana Matoshi që padyshim është një grua tepër e fortë ka zgjedhur të thotë disa fjalë që vlejnë shumë për këtë ditë kaq simbolike në formën e një thirrjeje për to.