Sport

Polemikat e shumta rreth sistemit VAR, flet më në fund presidenti i UEFA-s…

Kur doli lajmi se do të implementohej një sistem teknlogjik në lojën e futbollit, u duk sikur problematikat dhe protestat ndaj arbitrave do të merrnin fund por kjo gjë nuk ka ndodhur as me përdorimin e sistemit VAR. Madje mund të thuhet se polemikat janë shtuar edhe më tepër në fushën e futbollit. Rikujtojmë rastin më të freskët, atë të ndeshjes mes Real Madrid dhe Almerias në kampionatin spanjoll ku u prodhuan shumë debate dhe polemika gjatë dje pas ndeshjes për disa ditë me rradhë. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë për mediat britanike, ka theksuar se futbolli nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha për të mbetur sporti më i ndjekur në botë. Ai u ndal edhe tek përdorimi i VAR-it dhe rregullat e lojës më dorë, të cilat prej vitesh janë problematike në futboll.

 Unë nuk e kuptoj saktësisht kur loja me dorë është ilegal dhe kur jo. Ne mblodhëm 15 ose 20 nga trajnerët më të mirë në Evropë dhe u treguam atyre një situatë. Gjysma prej tyre thanë se ishte lojë me dorë, dhe gjysma thanë se nuk ishte. Nëse keni një hundë ose këmbë pak më të gjatë, ju nuk duhet të jeni në pozitë jashtëloje. Mendoj se ndikimi i VAR-it duhet të reduktohet dhe nuk duhet të përdoret për gjithçka. Nuk ka kthim prapa.VAR do të qëndrojë dhe kjo është përgjithësisht mirë. Na ndihmoi shumë për disa situata,